Ministritë heshtin lidhur me konkluzionet e Këshillit të Sigurimit

Të gjitha ministritë duhet ti zbatojnë konkluzionet e Këshillimit të Sigurimit, para se gjithash Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Ministria e Mbrojtjes (MB) dhe Agjencia për kundërzbulim, thotë Bllagoja Markovski nga Forumi Ballkanik për siguri.

Markovski bëri këto komente pas seancës ku kërkoi që të forcohen aktivitetet për kërcënime eventuale për sigurinë kombëtare lidhur me ngjarjet e fundit në Siri dhe Irak dhe reflektimi i ngjarjeve në rajon dhe Maqedoni si dhe rekrutimit të qytetarëve nga rajoni dhe vendi.

Markovski thekson se detyra e MPB-së është që të përgatis plane për veprim në çfarë mënyre duhet të aktivizohen strukturat e saj për moslejimin e krijimit të kushteve për grupim apo rigrupim të qytetarëve për pjesëmarrje në aktivitetit të Shtetit Islamik.

Në ministritë ku duhet të zbatohen konkluzionet e Këshillit të Sigurimit nuk ishin të disponueshëm për të komentuar se çfarë duhet të bëjnë, shkruan REL.

Edhe pse për BDI-në presidenti Ivanov është jolegjitim, nga partia deklarojnë se do të kyçen në zbatimin e konkluzioneve duke pasur parasysh se në miratimin e tyre merr pjesë Qeveria dhe ministrat e tyre.

„BDI, gjithçka që është nën përgjegjësinë e Qeverisë dhe ka të bëjë me Këshillin e Sigurimit, sigurisht që do ta respektojë. Gjithsesi për BDI-në, presidenti mbetet president jolegjitim për Shqiptarët”, deklaroi Rafiz Haliti nga BDI.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button