Takim rajonal për edukim financiar të fëmijëve dhe të rinjve

Në organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, sot dhe nesër në Shkup, do të mbahet takimi i tretë rajonal i Organizatës ndërkombëtare për edukim financiar të fëmijëve dhe të rinjve për Evropën dhe Azinë Qendrore (EAQ). Qëllimi i takimit është që të përforcohet dhe të harmonizohet inkuadrimi financiar, edukimi ekonomik dhe nisma për sipërmarrësi për të rinjtë në rajon.

Në takim do të marrin pjesë bartës kryesorë të politikave nga rajoni, institucionet financiare, ekspertë, praktikantë dhe inovator, të cilët merren me çështje të ndërlidhura me qasjen e fëmijëve dhe të rinjve deri te financat, inkuadrimi financiar dhe edukimi financiar, mundësitë për punësim dhe sipërmarrësi dhe do të ndajnë rrëfime dhe sfida të suksesshme.

Gjithsej 65 fëmijë dhe të rinj nga Evropa dhe Azia Qendrore do t’i prezantojnë para bartësve të politikave, pikat e tyre të veprimit për krijimin e mundësive përkatëse dhe të qëndrueshme ekonomike për të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button