Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Varfëria e ulur këmbëkryq, gjeli krekoset majë plehut

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të postimit të radhës në Facebook, në lidhje me gjithë ndërtimet pa leje.

Sipas tij, Rama merret me gardhet e ndërsa lë pas problemet ekonomike.

“Nuk mund të gjesh në botën demokratike një kryeministër të vetëm që merret gjithë ditën me gardhet, bahçet dhe vitrinat e dyqaneve dhe asnjë minutë me problemet ekonomike, papunësinë, varferinë, arsimin dhe shëndetësinë.

Prishjet selektive, klienteliste dhe pa paralajmërim të mijëra banesave dhe bizneseve, nuk janë zgjidhja por fytyra e problemit. Shqiptarët po zhyten në krizë ekonomike, fuqia blerëse po bie çdo ditë, papunësia dhe varfëria janë ulur këmbëkryq, ndërsa gjeli krekoset majë plehut!”, përfundon ai.

Kjo deklaratë e tij pasohet nga reagimi që pati kryeministri në rrjetin social Facebook, ku premtonte se do të dëgjohet zëri qytetar. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button