Konkurs për studime në akademinë ushtarake

Sot është hapur konkursi për akademinë ushtarake ku studimet e larta do të mund ti ndjekin 34 kadet, prej të cilëve 8 do të jenë nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi gjatë prezantimit të kadetes së parë femër që ka diplomuar pas riaktivizimit në vitin 2009 të akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”. Monika Pavllova ka mbrojtur me temën e studimeve ‘Disiplina ushtarake-çfarë fshihet pas saj”.

“Ministria e Mbrojtjes jep mbështetje të plotë procesit edukativo arsimor, të përgatitjes së kuadrove në akademinë ushtarake dhe këtë moment dua të shfrytëzojë që të informojë të rinjtë në Maqedoni që kanë përfunduar shkollimin e mesëm që prej sot do të jetë i nënshkruar konkursi për vitin e ri akademik 2013-2014 që pritet gjatë ditës së nesërme të shpallet edhe nëpër media prej kur dhe do të fillojnë afatet për paraqitje në vitin e ardhshëm akademik për regjistrimin e kadetëve të rinjë”, tha Talat Xhaferi,  Ministër i Mbrojtjes.

“Ky akt solemn, sot ishte kurorëzim i shkollimit tim katër vjeçar në këtë akademi ushtarake. Temën ‘Disiplina Ushtarake’ e zgjodha pasi do të më nevojitet mjaft në të ardhmen pasi do të duhet të dijë mirë se si të komandojë me ushtrinë. Unë jam oficere e këmbësorisë dhe jam oficerja e parë femër në Maqedoni që do të udhëheq me këmbësorin”, u shpreh Monika Pavllova,  e diplomuar në Akademinë Ushtarake, Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button