Demaçi: Po hanë kokën e njëri-tjetrit

Adem Demaçi është shprehur i shqetësuar me faktin se liderët politikë nuk po gjejnë dot zgjidhje këtu e katër muaj për të dalë nga ngërçi politik që ka përfshirë vendin.

Në një prononcim për Politiko.net, Demaçi ka thënë se lakmia për pushtet po i bën liderët të mos merren vesh me njëri-tjetrin.

“Njëra palë juridikisht ka të drejtë, por nuk i ka numrat. Tjetra i ka numrat, por juridikisht ka probleme. Kështu që, ra edhe bota në telashe me ne, edhe ne me veten”, ka komentuar Demaçi.

Adem Demaçi ka shtuar më tej se iu ka thënë liderëve se do ta hanë kokën e njëri-tjetrit dhe duket se kjo po ndodh.

Sipas tij, moskrijimi i institucioneve është problem i madh, pasi ka lënë përgjysmë një sërë fushash me rëndësi për vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button