Kosovë: Deputetët e Bllokut hyjnë në sallë – pritet të mbahet seancë plenare

Deputetët e Bllokut LDK-VV-AAK-Nisma duket se kanë përnjëmend; ata para pak minutash kanë hyrë në sallën ku mbahen mbledhjet plenare.

Gazetari i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes thotë se informacionet e tanishme janë se ata do ta mbajnë një seancë plenare.

Burime të gazetës thonë se nuk pritet zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, por vetëm deklarimi i deputeteve – gjë që deri më tash nuk është lejuar nga Kryesuesja, Flora Brovina.

Megjithatë për gjithçka do të vendoset në takimin e liderëve, i cili po mbahet aktualisht.

Vlen të ceket se në sallë janë vetëm deputetët shqiptarë; mungojnë ata të minoriteteve dhe të PDK’së./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button