Maliqi ishte anëtarë i KS, por vet u tërhoq

Profesori Nazmi Maliqi ka qenë i përzgjedhuri i parë nga presidenti Gjorgje Ivanov për anëtarë të Këshillit të Sigurimit, por pasi që vendimi i përbërjes finale të Këshillit është dorëzuar në gazetën zyrtare për publikim, ai ka dhënë dorëheqje për arsye personale dhe në vendin e tij është vendosur gjenerali Naser Sejdini.

Kështu arsyetohen nga Kabineti i Presidentit Gjorgje Ivanov pasi mediumet vërejtën se në Gazetën Zyrtare figuron emri i Maliqit në vend të Sejdinit.

Në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare është shpallur anëtari i sapoemëruar i Këshillit të Sigurimit, gjenerali Naser Sejdi, informojnë nga Kabineti i Presidentit për Dnevnik.

„Ju falënderoj për besimin që ma dhatë për të qenë anëtarë i Këshillit të Sigurimit në Republikën e Maqedonisë. Me keqardhje ju informoj se për shkak të problemeve shëndetësore nuk jam i gatshëm ti përgjigjem kësaj detyre që ju ma besuat. Sinqerisht kërkoj falje nëse me këtë vendim timin ju kam shkaktuar ndonjë shqetësim”, thuhet në letrën e Maliqit dërguar presidentit Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button