Virusi Ebola mbërrin në SHBA

Një person në shtetin amerikan të Teksasit është diagnostikuar me virusin e Ebolës. Kjo është hera e parë që sëmundja vdekjeprurëse është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara.

Pacienti së fundi ka udhëtuar në Afrikën Perëndimore, kanë thënë zyrtarët e shtetit. Ai tani është duke u mbajtur në izolim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe udhëheqësi i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve kanë diskutuar për “protokolle të rrepta të izolimit” për të kufizuar rrezikun e më shumë rasteve të Ebolës në vend. Dr Tom Frieden e ka siguruar kreun amerikan se SHBA-ja ka infrastrukturën e duhur për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive rrezikut nga Ebola./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button