‘Oj ti çikë’ është klikuar më se 3 milion herë

Ka vetëm tre muaj që është lansuar dhe pa dyshim se është një ndër këngët me të dëgjuara të verës së kaluar. Kënga ‘Oj ti çikë’ e interpretuar nga Ardian Gaxha dhe Floriani ka arritur që të kalojë mbi 3 milionë shikime në kanalin ‘Youtube’.

Ky sukses i ka gëzuar që të dy këngëtarët. Floriani, përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Instagram’ i ka falënderuar të gjithë fansat e tyre që i kanë mbështetur gjithmonë. “3 milion klikime flm gjithëve për përkrahjen”, ishte shkrimi këngëtarit, transmeton Tribuna.

Kjo duket se do të jetë bashkëpunimi i fundit në mes të dy këngëtareve pasi tashmë ata i kanë ndarë rrugët e tyre për të krijuar këngë solo. Ndërkaq Gaxha ka treguar po ashtu se është duke punuar në një këngë të re e cila do të vijë së shpejti në publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button