Lajme të mira për “Djajt e kuq”, kthehet Fellaini

Manchester United mund të llogaris tani edhe në shërbimet e një lojtari që ka paguar shumë për të. Marouane Fellaini është rikthyer në trajnim të plotë dhe do të jetë nën urdhërat e Louis Van Gaal.

Mesfushori belg vuante që një kohë nga një lëndim në këmbën e majtë por se tani gjithçka i përket të kaluarës. Fellaini ka gjasa që të jetë në fushë edhe në ndeshjen e kësaj jave që United e zhvillon ndaj ish skuadrës së tij, Everton.

“Kam besim në vetvete dhe në trajnerin. Lëndimi im është diçka e shkuar dhe se jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën time. Kam besimin e trajnerit dhe tani është momenti im” la thënë Fellaini.

Lajme të ngjashme

Back to top button