Kaka, më i paguari i MLS-së

Futbollisti brazilian, Leite Kaka e ka pasur një arsyeje të fortë për tu transferuar te skuadra amerikane, Orlando City. Pasi siç duket, parat e majme e kanë shtyrë brazilianin të largohet nga skuadra italiane, Milan.

Ish mesfushori i Milanit dhe Real Madridit është futbollisti më i paguar në futbollin amerikan, në ligën Major League Soccer (MLS).
Mesfushori-sulmues braziliani tek skuadra Orlando City përfiton hiq më pak se 5.6 milion euro në sezon, shumë këtë që Milani nuk ia ofronte.
Pas Leite Kakas, i cili ishte edhe fitues i ‘Topit të Artë’ në vitin 2007, vijnë edhe shumë futbollistë të tjerë që kanë luajtur në ligat e forta evropiane, si kampionati anglez, Premier League dhe kampionati italian, Serie A.

Ish sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Clint Dempsey, i cili tani është pjesë e skuadrës Seattle Sounders, gjendet në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë radhitet ish futbollisti i Romës, Michael Bradley, që tani është pjesë e skuadrës Toronto FC. Me këtë pagë, Kaka ka kaluar edhe anglezin David Beckham gjatë kohës sa ishte pjesë e Los Angeles Galaxy, megjithatë është fjala vetëm për rrogë vjetore, pasi mesfushori anglez me të drejta televizive dhe reklama arrinte deri në 50 milionë dollarë në vit./Arena/

Lajme të ngjashme

Back to top button