Sneijder refuzon Manchester Unitedin

Ylli i futbollit holandez, Wesley Sneijder ka thënë se e ka refuzuar Manchester United në afatin e fundit kalimtar. Lumturia që ka te Galatasaray ka bërë që Sneijder të refuzoi ofertën e trajnerit që ka respekt të madh për të, Louis Van Gaal.
“Për mua Louis Van Gaal është një nga njerëzit më inteligjent të futbollit, por që unë refuzova të punoj me të. Refuzova këtë verë një ofertë joshëse nga Manchester United. Jam shumë i lumtur në Turqi, më pëlqen gjithçka këtu dhe me të vërtetë po ndihem si një turk. Këtu më respektojnë maksimalisht dhe tifozeria jonë është tejet e veçant” ka thënë Sneijder.

Lajme të ngjashme

Back to top button