Pasko Kuzmani jep shtëpinë për t’u mbrojtur në liri

Shtëpia familjare e Pasko Kuzmanit do të ofrohet si garancë për heqjen e burgut shtëpiak 30-ditësh, që iu caktua ditën e hënë, deklaroi avokati i tij Aleksandar Novakovski për “Kanal 5”. Novakovski tashmë ka parashtruar ankesë për shkak të caktimit të burgut shtëpiak, e poashtu paralajmëroi ankesë edhe për kërkesën për fillimin e hetimit.

Kuzmani e ofron shtëpinë e tij si kaucion që të mund të dalë prej saj dhe të mbrohet në liri, po, para se të jepet garanca, një vlerësues i autorizuar duhet ta përcaktojë vlerën e pronës. 

Për drejtorin e Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, gjykata ka vlerësuar se ka rrezik që të ikë, por për shkak të moshës, mbrojtjes së plotë dhe për shkak se prokuroria e ka tërhequr propozimin për paraburgim, iu caktua paraburgim shtëpiak.

Arkeologu i njohur është i dyshuar për rastin “Falanga 2” se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare ssi drejtor i Drejtorisë, për shkak se në mënyrë ilegale ka dhënë lejë për gërmime në lokalitete arkeologjike dhe me këtë e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.2 milionë denarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button