Merkel: Rusia të ndikojë tek separatistët pro-rusë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Rusia e ka detyrim që të ushtrojë ndikimin e saj tek separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Merkel i ka bërë këto komente, të mërkurën, gjatë një bisede telefonike mes saj dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, kancelarja Merkel, ka shprehur shqetësimin e saj, se dhuna në Ukrainën lindore po vazhdon çdo ditë.

Merkel ka thënë se kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë, duhet të mbikqyret dhe këtu një rol të madh e luan Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE.

Ajo ka shtuar, se Gjermania vazhdon të mbështes misionin e OSBE-së në Ukrainë, sipas së cilës ky mision mund të luajë një rol të rëndësishëm për të organizuar zgjedhjet lokale në Donetsk dhe Luhansk.

Më herët, të njëjtën ditë, Sekretari i ri i NATO’s, Gjenerali Jens Stoltenberg ka thënë se armëpushimi mes Ukrainës dhe separatistëve ofron një mundësi, por sipas tij është Rusia ajo që po vazhdon të destabilizojë atë vend./rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button