fbpx

Përmirësohet gabimi për gjeneral Sejdinin

Shërbimet teknike të Armatës së Maqedonisë kanë përmirësuar gabimin në biografinë e general nënkolonelit Naser Sejdini, ku në pjesën e njohjes së gjuhëve të huaja e para figuronte gjuha shqipe.

Në CV shkruante se nga gjuhët e huaja ai njeh gjuhën shqipe, turke, serbe dhe franceze. Ky skandal përfshiu mediat e ndryshme në Maqedoni, për gjeneralin shqiptar  dhe zëvendës – shefin e  Armatës së Maqedonisë, Naser Sejdini nga Llakavica e Gostivarit.

Gabimi është përmirësuar dhe se tek gjuës e huaja shkruan se ai njeh gjuhën turke, serbe dhe franceze.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close