Paradite mot me diell, pasdite mot me vranësira

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites dalëngadalë do të ketë rritje të vranësirës e cila fillimisht do të fillojë të paraqitet në pjesët perëndimore, ndërsa në orët e mbrëmjes gjithandej. Gjatë natës do të ketë shi të dobët lokal në pjesët perëndimore. Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë mot me diell, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë mot me vranësira. Do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal i cili në shumë vende do të jetë i dobët, ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugore me intensitet mesatar.

Lajme të ngjashme

Back to top button