Libra skandaloz: Flamurin e Kosovës e quajnë të Greqisë (Foto)

Mësimdhënësit shqiptarë ankohen sërish për përmbajtjen e librave, me të cilat parashikohet të mësohet në plan program.

“Është e tmerrshme, një fëmijë mund të dallojë gabimet skandaloze që janë prezentë ne librat mësimor. Kjo është e patolerueshme, ne duhet t’i përmirësojmë dhe të kujdesemi që fëmijët të mësojnë siç duhet”, tha F.G, mësimdhënës.

Madje ata thonë se përveç librave, edhe pyetjet e testimit ekstre ishin të stërmbushura me gabime të cilat mund të kenë ndikuar në vlerësimin e nxënësve.

“Sa është i drejtë dënimi për neve, kur Ministria e Arsimit dhe shkencës (MASH), është ajo e cila na dha librat skandaloz dhe na bëri testimin të mbushur me gabime. A duhet të dënohemi ne apo MASH-i për këtë lëshim trashanik të cilin tani më pesë vite nuk e rregullon”, tha Fatmir S., mësimdhënës.

Madje në librin e Shoqërisë për klasën e pestë nëntëvje­çare, flamuri i Kosovës është shënuar që është i Greqisë, gjë që sipas mësimdhënësve i huton fëmijët dhe më nuk janë të sigurt se si duket flamuri kosovar.

Libri-i-Shoqërisë-për-klasën-e-pestë-1.jph

MASH sheh zgjidhjen tek librat e Kembrixhit të cilat do të përkthehen në gjuhën shqipe, mirëpo Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, Nuhi Dardhishta këtë projekt e vlerëson si të dëmshëm për autorët shqiptarë.

Ky është një lloj diskriminimi si për ne shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi kohë më parë për Portalb, Dardhishta.

“Ne si shoqatë kemi qenë çdoherë aktiv për përmirësimin e librave në gjuhën shqipe, ku fatkeqësisht këto gabime janë edhe të qëllimshme. Ne tani kërkojmë që librat e gjuhës shqipe të unifikohen me ato të Shqipërisë, veçanërisht, gjuha shqipe, historia dhe muzika, pasi duam të kemi më shumë qasje me heronjtë dhe artin tonë kombëtar.” thotë për Portalb, Etem Xheladini, kryetar i Shoqatës së arsimtarëve shqiptarë në Kumanovë.

Ndërkaq jemi dëshmitarë se viteve të fundit kishte gabime të shumta dhe skandaloze në librat e gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës. Fyerje dhe pasaktësi kundrejt shqiptarëve. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button