Shkaku i djathit zviceran, lideri koreano-verior thyen këmbët

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, raportohet se ka shtuar tej mase në peshë, është bërë “rrumbullak” nga ushqimi i tepërt, aq sa ka thyer kyçet e të dyja këmbëve.

Lideri suprem i Koresë Veriore ndodhet në spital pas ndërhyrjes kirurgjike. Vendi i varfër në gadishullin korean, i cili shpesh përshkruhet në mediat perëndimore si në krizë buke, ka një lider që djathin zviceran “Emmental” e konsideron si ndër gjërat më të mira në jetë, transmeton Telegrafi.

Kim Jong Un tashmë ka arritur një peshë prej 120 kg, për shkak të konsumit të ushqimit të zgjedhur, kryesisht djathit zviceran.

Kyçet e këmbëve të tij nuk e kanë mbajtur peshën e madhe dhe si pasojë, nga presioni ato janë thyer.

Po ashtu dëmtime i kanë pësuar edhe shputat e këmbëve. Lideri 31-vjeçar që e mori pushtetin kur vdiq babai i tij Kim Jong Il, në spital po ruhet nga njerëzit e tij më të besuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button