Recension: DRAMË SOT NË MËNGJES: U dogj uikend-shtëpiza e…

Konstruksioni i titullit që është shkruar në mënyrë senzacionaliste: “DRAMË SOT NË MËNGJES: U dogj uikend-shtëpiza e…”është problemi kryesor i këtij lajmi të shkurtër.

www.sky-.mk-makedonija-422288-Linku deri te artikulli origjinal: DRAMË SOT NË MËNGJES: U dogj uikend-shtëpiza e…

Data dhe koha e publikimit: 27.09.2014, 12:48

Data e recensionit: 27.09.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

AS “D” NGA DRAMA

Në këtë lajm nuk ka as “D” nga drama që paralajmërohet në titull. Materiali bazohet në raportin ditor të policisë dhe të dhënat prej tij janë transmetuar në mënyrë të saktë. Faktikisht, ai është përshkruar në tërësi edhe atë së bashku me gabimin e shtypit në një fjalë („повреденни“). Pesë fjalitë, prej të cilave përbëhet artikulli, nuk janë përpunuar fare.

Dhe, edhe pse nuk është kontestues fakti që është shfrytëzuar buletini nga ueb-faqja e Ministrisë për Punë të Brendshme, megjithatë, nuk ka pasur nevojë që të kopjhet gjithçka – pikë për pike. Ka mundur teksti të ndryshohet pak dhe të rregullohet në aspekt gazetaresk. Sigurisht, nuk do ishte aspak mëkat, nëse për shembull, në vend të:

“…është vërejtur zjarr në uikend-shtëpizën që është në pronësi të S.V. (72) nga Strumica”

do të shkruhej:

“…ka shpërthyer zjarr në uikend-shtëpizën e strumicasit 72 vjeçar…”

Poashtu, në vend të konstruksionit administrativ policor:

“Ekipet e NJTZ-Strumicë kanë dalë në vendin e ngjarjes…”

aspak nuk do të pengonte nëse do të përdorej formulimi:

“ka intervenuar shërbimi i zjarrfikësve…”

Megjithatë, siç thamë edhe më lartë, mungesa kryesore e këtij lajmi, për shkak të të cilit edhe recensohet është titulli.

Ai, në shikim të parë le përshtypje se ka ndodhur ndonjë zjarr i madh, se ka të lënduar ose mos dhashtë Zoti edhe viktima! E që të arrihet efekt më i fuqishëm mbi lexuesit, në pjesën e parë të konstruksionit të titullit qëllimisht janë përdorur edhe shkronja të mëdha: “SOT NË MËNGJES”.

Nga ana tjetër, pjesa e dytë, është formuluar në atë mënyrë: “U dogj uikend-shtëpiza e …”, që disi të çon të mendosh se është djegur prona e ndonjë personaliteti të njohur (publik). Dhe, me gjasë që ta zgjojë kërshërinë e publikut, përfundon me tre pika, në stilin: “do ta zbuloni te lajmi”!

E lajmi është i i zbrazët, nuk ka çka të fshehë.  Dramatika gjendet vetëm në titull, i formuluar që të tërheqë më tepër vëmendje dhe lexueshmëri. Ngjashëm me thënien popullore: jashtë i lëmuar, brenda i zbrazët!

Lajme të ngjashme

Back to top button