Elbi, drithi që shërben si shërues për zemrën!

Përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

Elbi i vogël, punën e bën të madhe. Ky drith, ndër më të përdorurat në dietën mesdhetare, është zbuluar se ndihmon njerëzit e goditur nga një infarkt, për të riparuar zemrën e tyre.

Ky përfundim ka ardhur, sipas një studimi të realizuar në Laboratorin e Shkencës Mjekësore në Piza. Faktikisht është zbuluar se elbi përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

 

Ndër të tjera, beta-glukani shton nivelet e magnezit, duke favorizuar jo vetëm mbrojtjen imunitare, por edhe duke nxitur për rigjallërim qelizat kardiake pararendëse endoteliale.

“Natyra shpesh ofron ilaçe për shumë sëmundje, siç është edhe dëmi kardiak prej infarktit – shpjegon profesor Vincenzo Lionetti, drejtor i Laboratorit të Pizës -. Thjesht duhen gjetur, duke nxitur zhvillimin e studimeve e humultimeve sa më të shpeshta”. Ky studim i fundit është publikuar në revistën “Journal of cellular and molecular medicine”.

Lajme të ngjashme

Back to top button