Lotët ju bëjnë mirë

Papritur, jeni në mes të një vale lotësh. Por, lexoni këto fakte, që mund t’ju surprizojnë, sepse, duket se e qara ju bën mirë.

Të gjithë kemi kaluar një situatë stresuese. Ju bërtet shefi, ju prishet makina, përplasni gishtat e këmbës pas tavolinës… Papritur, jeni në mes të një vale lotësh. Por, para se t’i thoni vetes të pushojë, lexoni këto fakte, që mund t’ju surprizojnë, sepse, mesa duket, e qara ju bën mirë.

Lehtëson stresin

E qara largon manganin (një mineral që ndikon në ndryshimin e humorit) nga trupi. Ky mineral është 30 herë më i madh në sasi tek lotët, se sa në gjak. Sigurisht që ka mënyra të tjera për të larguar stresin, por nëse ju vijnë lotët, mos i mbani.

Forcon marrëdhëniet

I keni parasysh ato mbrëmjet e mbushura me lot me miket, në fund të të cilave përfundoni duke i shprehur dashurinë njëra-tjetrës. E qara forcon marrëdhëniet dhe miqësitë, pasi tërheq një përgjigje mbështetëse nga njerëzit që ju rrethojnë.

Ju rregullon humorin

Ndonjëherë ju duhet një e qarë e mirë! Studimet kanë arritur në përfundimin se njerëzit ndihen më të lumtur, si fizikisht ashtu edhe fiziologjikisht, pasi derdhin lot. Pse? Studiuesit besojnë se lotët janë një mënyrë për të larguar lëndë kimike nga sistemi ynë, ndërsa çlirimi mendor i emocioneve na ndihmon të përballojmë situata të dhimbshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button