Zvicër, hetuesit mund të vëzhgojnë në internet vetëm me leje të gjyqit

Sipas Gjykatës Federale sigurimi i informatave policore pa pasur autorizimin e gjykatës përbën një shkelje të rëndë në të drejtën e sekretit të dërgesave

Policia e Kantonit të Cyrihut duhet të ketë së pari lejen për të vëzhguar nëse vendos të ndërhyjë nëpër chatroom-ët e internetit për të përgjuar. Këtë qëndrim e ka shpallur Gjykata Federale e Zvicrës si përgjigje ndaj një ankese. Sipas gjyqtarëve nga Lozana, rregullat aktuale për ndjekjen e pedofilëve janë tepër të buta.

Gjykata ka vendosur që neni 32f në Ligjin mbi Policinë, i Kantonit të Cyrihut të hiqet.

Sekretari gjeneral i Konferencës së drejtorëve të Policisë së Zvicrës Roger Schneeberger, ka thënë se vendimi marrë në përgjithësi është pozitiv, pasi që lejon, që në kushte të caktuara të bëhet mbikëqyrja e policisë në internet.

Me vendimin e fundit hetuesve në Kantonin e Cyrihut u vështirësohet përgjimi në chatroom-ët e mbyllur, si për shembull komunikimi në internet i huliganëve, kërcënuesve për vrasje –amok dhe pedofilëve.

Sipas gjykatës, sigurimi i informatave policore pa pasur autorizimin e gjykatës përbën një shkelje të rëndë në të drejtën e sekretit të dërgesave, sekret ky i mbrojtur me kushtetutë.

Me të renë, hetuesi edhe më tutje mund të ndërhyjë në chatroom në internet duke u prezantuar si fëmijë, kur është fjala për ndjekjen e pedofilëve. Por këtë mund ta bëjë vetëm pasi ta marrë autorizimin e gjykatës përkatëse./albinfo.ch/

Lajme të ngjashme

Back to top button