Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës Holandë-Shqipëri, 36 në pranga (VIDEO)

Policia italiane shkatërron një rrjet ndërkombëtar të narkotikëve Shqipëri-Holandë. 36 persona, kryesisht shqiptarë, kanë rënë në pranga, ndërsa u sekuestruan 2 tonë droge.

Rrjeti i trafikantëve i cili drejtohej nga dy shqiptarë M. A i njohur si “Sokoli” dhe B. K ishin në gjendje për të transportuar çdo lloj substance narkotike, shpesh në sasi shumë të mëdha.Shtetasi B.K vepronte në bazën e ngritur në Holandë.

Ata blinin pjesën më të madhe të drogës në Holandë, e ngarkonin në kamionë ose në makina dhe e dërgonin direkt në Itali, duke përdorur zonën përreth Varese-s si një qendër.

Operacioni i kryer nga financierët e GICO-s në Firenze sëbashku me bazën e Policisë Tatimore të Varese-s, i cili filloi në vitin 2010, përfundoi me sekuestrimin e 2 tonëve drogë, me një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh, ku u sekuestruan 15 kg kokainë, 1.3 tonë marijuanë, 54 kg hashash.

Në total u ndalën 69 persona, ku 16 janë arrestuar vetëm mëngjesin e sotëm. Pjesa më e madhe e këtyre personave janë me origjinë shqiptare, por për caktimin e rrjedhës së hetimit ka qenë arrestimi i një italiani bërë në vitin 2010 nga ana e Guardia di Finanza-s në Firence në dalje të Calenzano.

Në atë kohë makina u gjet plot me drogë dhe në atë pikë shoferi filloi të bashkëpunojë me hetuesit./ OraNews/

Lajme të ngjashme

Back to top button