Shtatzënë për herë të dytë, Shakira tregon barkun (Foto)

Teksa bënte shopping në Paris, këngëtarja Shakira, për herë të parë ka treguar barkun e rrumbullakosur prej shtatzënisë.

Këngëtarja e cila ishte veshur e gjitha me të zeza, nuk ka mundur të fshehë barkun e fryrë nga shtatzënia e dytë.

Ajo dhe i fejuari i saj futbollist Gerdard Pique, kanë edhe një djalë me emrin Milan, i cili është një vjeç e gjysmë. Pavarësisht barkut nga pritja e ëmbël, Shakira dukej në formë gjatë blerjeve në kryeqytetin francez, ku ndodhet për të shoqëruar të fejuarin, i cili ndodhet në transfertë për një ndeshje të Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button