Dita 10: Oh, jo! Më iku syfyri!

Këtu keni 6 këshilla të shpejta, nëse ju ka ikur syfyri dhe dëshironi të qëndroni produktiv:

1.  Mos u shqetësoni: Qetësohuni, falni Sabahun, lexoni Kur’an. Do të ndiheni mirë!

2.  Mos u fiksoni pas saj: Shmangni vazhdimisht të kujtuarit gjatës ditës humbjen e syfyrit, e që ngrënia e fundit ishte ajo e iftarit të mbrëmshëm. Thjesht duke pasur mendime të tilla është e mjaftueshme për të shkarkuar energjinë tuaj dhe për t’ju dhënë një justifikim për të qenë jo i efektshëm.

3.  Vazhdojeni ditën tuaj: Një atlet dikur ka thënë: 
“Nuk ka gjë më të fuqishme sesa një mendje e konsoliduar”. Zbukurojeni mendjen tuaj duke qenë produktiv, flisni me veten tuaj si një atlet dhe vazhdoni ditën tuaj!

4.  Dremisni nëse është e nevojshme: Nëse ndiheni  shumë të lodhur, atëherë flini pjesë­pjesë për të dalë nga vështirësia gjatë ditës.

5.  Mbajeni veten të zënë: A ka kaluar ndonjë nga ditët e Ramazanit shumë shpejt? Mundësitë janë që ju atë ditë keni qenë shumë i zënë, ose keni bërë diçka që vërtetë e dëshironi. Përpiquni të bëni të njëjtën gjë këtu dhe nuk do e ndjeni fare humbjen e syfyrit, insha’Allah.

6.  Bëjini lutje Allahut të Lartësuar për t’ju ndihmuar gjatë ditës. Kujtoni ajetin kur’anor “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. (Surah El­Fatiha: 5) Nëse po agjërojmë për Të, le t’i lutemi Atij për të na ndihmuar në agjërimin tonë dhe për ta bërë atë sa më të saktë, pavarsisht nëse e humbim syfyrin apo jo.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit

Lajme të ngjashme

Back to top button