Silva nuk largohet nga PSG

Thiago Silva qartëson të ardhmen e tij. Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain ka folur reth zërave të merkatos që e lidhin me kampionët e Spanjës, Barcelona, duke u shprehur se do të vazhdojë të jetë lojtar i kampionëve të Francës.

“Kam një kontratë 4-vjeçare me Paris Saint Germain. Sezoni i ri do të vijojë ashtu siç u mbyll edhe i shkuari, duke veshur fanellën e PSG. Trajneri i ri Laurent Blanc beson tek unë për “Trophée des champions” që luhet më 3 gusht kundër Bordeaux”, ka deklaruar Thiago Silva.

Lajme të ngjashme

Back to top button