LSDM-ja kërkon mbledhje urgjente të kreut shtetëror për kontestin e emrit me Greqinë

LSDM-ja sot njoftoi se vendi ynë duhet ta njoftojë bashkësinë ndërkombëtare për faktin se Greqia e keqpërdor pozitën e saj si anëtare e BE-së dhe NATO-s në kontestin e emrit.

“Për qëndrimin joparimor të palës greke dhe keqpërdorimin e pozitës së anëtarësisë në BE dhe në NATO, që janë në kundërshtim me standardet dhe parimet e Unionit dhe të Aleancës, është e domosdoshme të njoftohen bashkësia ndërkombëtare dhe palët e involvuara në gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit”, thuhet një njoftimin partiak.

Siç thotë më tej partia më e madhe opozitare, “konstatimet në letrën e kryeministrit Samaras dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski, ato që janë përcjellë në mediat e vendit, flasin për moskonstruktivitetin e Greqisë në kontestin me Maqedoninë”

LSDM-ja kërkon që dhe kreu shtetëror të thërrasë mbledhje urgjente.

“LSDM-ja insiston që kreu shtetëror maqedonas urgjentisht t’i thirrë në takim të gjitha subjektet relevante politike në Republikën e Maqedonisë. T’i prezantojë informatat se në çfarë faze janë negociatat dhe t’i njoftojë me pozitat e palës maqedonase në kontestin me Greqinë.

Askush, e as kryeministri Gruevski, kryetari Ivanov dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE, nuk ka të drejtë ekskluzive për autorësi dhe për të qenë i mbyllur për këtë çështje me rëndësi esenciale për vendin”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button