“Bajrami” ndryshon orarin e Ligës së Dytë

Xhiroja e 9-të e kampionatit të Ligës së Dytë, që ishte caktuar për tu luajtur të shtunën, do të pasojë ndryshime, pasi që pikërisht këtë ditë bije të jetë festa e Kurban Bajramit. Për këtë arsye me kërkesë të klubeve shqiptare FC Shkupi, dhe Gostivari ndeshjet do të zhvillohen të dielën me 5 tetor me fillim në ora 15:00.

Zëdhënësi i FFM, Faton Zylbehari e ka konfirmuar këtë lajm, duke potencuar se kërkesë zyrtare për të luajtur ndeshjet të dielën, kishin bëri vetëm Shkupi dhe Gostivari. “Vetëm dy ekipe kishin kërkuar që ndeshjet e tyre të luhen të dielën, por duke marrë parasysh se ka dhe dy ekipe tjera që në mesin e tyre kanë numër të madh të lojtarëve të përkatësisë islame, komisari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski ka vendosur që të gjitha ekipet të luajnë ndeshjet të dielën, por një përjashtim është bërë për duelin Makedonija Gj.P. – Vëllazërimi, pasi Gjorçe Petrov të dielën luan Metalurgu ndeshjet e Ligës së parë, ky duel do të luhet të hënën”, është prononcuar Zylbehari.

Ndeshjet duhej të zhvillohen të shtunën me 4 tetor me fillim në ora 15:00, mirëpo për shkak të Festës së Kurban Bajramit, FC Shkupi me kërkesë iu drejtua Federatës së Futbollit të Maqedonisë që ndeshja kundër Napredokut në Kërçovë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button