USHTRIA POPULL DHE “GJENERAL” ALI AHMETI

Sa vizionarë të mëdhej kanë qenë paraardhësit tanë, mesazhet e të cilëve për popullin, por edhe për udhëheqësit asnjëherë nuk humbin në vlerë dhe gjithmonë ngelin aktuale për çdo vend dhe çdo kohë.

“ Një here një paradë ushtarake kalonte rrugëve, ndërsa nga turma e pranishme u dëgjua një zë thirrës: “Hapni sytë o ushtarë të drejtë dhe të sinqertë, po marshoni udhës së gabuar. Ajo rrugë nuk shpie askund – është rrugë qorre!”  

Paraduesit pushuan…u shqetësuan… “Vallë kjo është e mundshme?” men­duan ata, dhe si një, shikuan drejt ballit ku, shtatlartë dhe krenar, gjenerali i tyre hapte rrugën e vet. “Gjenerali patjetër është duke shkuar udhës së duhur”, menduan ata “sepse shiko sa bukur po parakalon! Dhe shiko sa i lartë që qëndron. Po, po,… ai me sigu­ri ec rrugës së duhur!”

…dhe ata vazhduan së marshuari ndërsa zëri nga turma u dëgjua edhe nga gjenerali I cili u ndal…u shqetësua…”Vallë është e mundshme kjo?”  mendoi ai, dhe hodhi një sy prapa. “Me siguri po shkoj udhës së duhur”, mendoi ai, “sepse shiko sa shumë që po më ndjekin. Po, po,…me siguri jam duke ecur udhës së duhur.”

Kjo ngjarrje mu kujtua pikërisht derisa isha duke e përcjellur pronocimin e partisë politike në pushtet dhe kryetarit të saj Ali Ahmetit, i cili në rolin e gjeneralit nga ngjarja e lartëpërmendur, para qytetarëve u rëfye për “të arriturat” e subjektit të tij politik në 100 ditët e qeverisë.

Derisa Gruevski disa ditë më parë, prezantoi të arriturat  e qeverisë (lexo VMRO-së), do të kishte qenë korrekte nga ana e Ahmetit që të flas ngjajshëm me zhargonin e sukseseve të arritura ose sëpaku të hesht, sepse në parim heshtja është më e mirë se tallja me qytetarët, e ai e zgjodhi pikërisht talljen dhe përbuzjen e gjendjes së rëndë sociale të shqiptarëve. Si ndryshe të komentohet deklarata e tij se do të na shpie në NATO dhe BE.

Siç duket nga vetkënaqja e përkrahjes së madh në zgjedhje, “gjenerali” mendon që shqiptarët janë naiv dhe nuk e dinë që hyrja në NATO dhe BE nuk varet prej Ali Ahmetit, por prej nacioanizmit ekstrem të Gruevskit, i cili me politikat e tij antishqiptare dhe antieuropiane po i mban peng të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke këmbëngulur në qëndrime të cilat nuk i pranojnë as vet maqedonasit e aq më pak shqiptarët, që në këtë rast janë viktim e këtij nacionalizmi sadist të tij. Andaj, nuk ka nevoj që Ahmeti rrugën për BE dhe NATO ta kërkojë tek shqiptarët, por duhet kushtëzuar partneti i tij politik, që të reteroj nga politika me të cilën dëshiron të tregohet si politik kinse me orientim proeuropian ndërsa në fakt ngjyra e kësaj politike të qeverisë aktuale maqedonase ka orientim të qartë prorus.

Por, kot presim që Ahmeti ta luaj rolin e partnerit të barabartë, ai as edhe një pëllëmbë nuk lëvizi nga të qenurit vazal dhe plotësisht jashtë politikbërrjes shtetërore, gjë që u dëshmua me rastin e fundit të gafit me përmendoren, ku “edhe një herë” ranë maskat dhe u pa qartë që Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk kanë qasje në informacionet elementare as për gjëra që për hesapin tim dhe të shqiptarëve janë terciale (siç është rasti i bustave të shqiptarëve në projektin antishqiptar Shkupi 2014), e lere më të presim që ky subjekt politik të ketë qasje në çështje tek të cilat luhet me fatet e shqiptarëve siç janë gjyqësia, sigurimi, buxheti dhe gjendja sociale.

Vetëkënaqja e tij, arrin kulminacionin kur ai në raportimin e tij për 100 ditët e qeverisjes, , në vend që të reshtojë të mirat që votuesit e partisë së tij i kanë gëzuar gjatë këtyre ditëve, ai në funksion të “gjeneralit” nga turpi se nuk kishte asnjë të mirë të komunikojë, thirret në numrin e madh të votuesve që e kanë përkrahur dhe që i janë reshtuar mbrapa. Që këtë vetëkënaqje t’ia shtoj edhe më tutje , unë e siguroj që nëse do të kishte zgjedhje sot, subjekti i tij do të kishte edhe më shumë vota se që ka aktualisht dhe kjo pasojë e ka vetëm një arsye e ajo është që partia e “gjeneralit” e ka krijuar një mekanizëm të përkryer që ta varfërojë popullin shqiptar dhe sa më i varfër që është populli aq më e madhe është përkrahja ndaj partisë së tij, gjë që i ngjason shumë të kaluarës sonë të afërt nën sistemin monist ku një parti fitonte edhe 100 përqind të votave, ndërsa zgjedhja e halleve të qytetarëve, e në veçanti të shqiptarëve nuk shihej askund, ajo veçse vinte dhe shtohej.

Vetëm atëherë kur një subjekt politik do të kishte kujdes ndaj dhimbjeve dhe gëzimit të çdo qytetari, e në veçanti çdo shqiptari, kujdes ndaj gjendjes sociale dhe ekonomike të tyre, kujdes ndaj standardeve jetësore bashkëkohore, ndaj nivelit arsimor dhe edukativ të tyre, vetëm atëherë do të themi se ky subjekt politik denjësisht i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë dhe ka vizion për ardhmërinë e gjeneratave që vijnë pas, ndërsa që këto tipare të vijnë në shprehje duhet që shqiptarët të presin edhe pak, sepse edhepse shumë larg për momentin megjithate drita në fund të tunelin ka filluar të shihet. Dhashtë Zoti që sa më shpejt të vij koha dhe kjo errësirë të shëndrohet në dritë e cila do t’i ndriçoj dhe do t’i ngroh të gjithë njëjtë..

 

Lajme të ngjashme

Back to top button