IMM: Reklamat qeveritare shërbejnë për të servilizuar median

“Pse është i rëndësishëm integriteti i mediave”, një raport që përmbledh rekomandimet për kthimin e interesit publik në punën e mediave, rekomandon njëkohësisht për arritjen e këtij misioni në media që të ndalohet reklamimi politik në medium dhe në mënyrë të rregullt të publikohen të dhëna për pronësinë e mediave për të ndjekur në mënyrë të pavarur financat e tyre. Raportin regjional e ka përgatitur Institutit paqësorë nga Lubljana ndërsa pjesën që kishte të bënte për Maqedoninë në e ka përgatitur Instituti Maqedonas për Mediume.

“Një numër i madh i mediave të cilët ekzistojnë thuajse në të gjitha vendet e regjionit në asnjë rast nuk tregon për pluralizmin në fushën mediale, por ato përfaqësojnë mekanizëm artificial për të ndikuar ne vendimet politike”, tha drejtorja e IMM, Buljana Petkovska.

Rekomandimet për reklamimin nga ana e shtetit, vjen pasi në raport konstatohet se reklamimi politik është mehanizmi më efikas për servilizimin e mediumeve dhe se gazetaria kritike është transferuar në internet.

“Kemi dëshmi për ndërhyrje në politikat e brendshme redaktuese për të cilën për çdo prezantim paraqiten përfaqësues politik për ët reaguar për përmbajtje të caktuar”, thotë Igor Micevski nga IMM.

Njëra ndër autoret e këtij raporti, Snezhana Trpevska, thotë se në Maqedoni ka një paradox të llojit të vet, me përmirësimin e ligjeve në sferën mediale zvogëlohet liria e mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button