Gjeneral Sejdini, anëtarë i KS llogarit shqipen si gjuhë të huaj

Gjeneral Sejdini i cili është emëruar nga presidenti Ivanov për anëtarë të Këshillit të Sigurimit, në biografinë e tij të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes ka nënvizuar se si gjuhë të huaj, njeh gjuhën shqipe. Kjo mund të ketë qenë ndër arsyet kryesore që Ivanov u përcaktua pikërisht për gjeneral Sejdiun, për anëtar të Këshillit të Sigurimit. Ndryshe Sejdini gjatë gjithë jetës ka qenë ushtarak. Ka mbaruar Akademinë ushtarake në Split të Kroacisë, në ish Jugosllavi. Ndërkohë pas shkatërrimit të Jugosllavisë Sejdini i është bashkangjitur ARM-së. Së fundmi gëzon postin e zv/shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button