Aksident në hyrje të fshatit Dobrosht, 6 të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në hyrje të fshatit Dobrosht të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur mes veturës së tipit “Golf” dhe Zastava 101”, njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Vozitësi i veturës Golf ka qenë personi B.M 43 nga Reçica e Vogël ndërsa me veturën Zastava ka qenë S. A 31 vjeçar nga fshati Odër.

Bashkudhëtaret dhe vozitësi i Zastavës kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Tre persona janë mbajtur në spital për observim të mëtutjeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button