Komuna vendos çmimet për shfrytëzimin e fushës në qendrën sportive në Tetovë

Në komunën e Tetovës, kanë munguar terrenet sportive për trajnimin e grup moshave të reja. I vetmi teren sportive që ofron kushte më të mira është fusha me kullosë artificiale te qendra sportive. Trajnimi I të rinjve në orare të caktuara deri më tani ka qenë pa pagesë, por kjo nuk do zgjasë shumë.
Këshilltarët e komunës së Tetovës, kanë vendosur një tarifë të re për ushtrimet dhe ndeshjet që do të mbahen në këtë teren sportive edhe pse është ndërtuar nga fondacione të huaja.

Një orë për ushtrime do të kushtojë 750 denarë, ndërsa ushtrimet me reflector do të kushtojnë deri në 1000 denarë. Ndërsa për ndeshjet futbollistike një lojë do të kushtojë 3000 denarë ndërsa nën ndriçimin e reflektorëve do të kushtojë 5000 denarë.

Sipas këshilltarëve me mjetet e grumbulluara do të mirëmbahet tereni sportive për aktivitete të ndryshme sportive, kryesisht ushtrimet dhe ndeshjet futtbollistike të grup moshave të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button