Më shumë së një milion përdorues të internetit në Maqedoni

Në Maqedoni ka 1.281.000 përdorues të internetit, ose 61.2 për qind e popullsisë, tregojnë të dhënat e faqes statistikore “Internet World Stats”.

Sipas po këtyre të dhënave, rezulton se rreth 936 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë profil në rrjetin social Facebook.

Në Evropë, interneti përdoret nga 566 milionë njerëz, ndërsa rreth 251 milionë kanë profile në Facebook.

Në nivel bote, janë rreth 2.81 miliardë përdorues të internetit dhe rreth 980 milionë persona që përdorin Facebook-un.

Lajme të ngjashme

Back to top button