Padi penale kundër Fati Isenit, komuna kërkon të kthej kamionin dhe eskavatorin

Komuna e Studeniçanit ka ngritur padi penale në Prokurorin Publike kundër ish-kryetarit të komunës Fati Iseni për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“I padituri për keqpërdorim të detyrës zyrtare në cilësinë e kryetarit të Komunës së Studeniçanit në kundërshtim me detyrat dhe autorizimet zyrtare, pas ndërprerjes së mandatit si kryetar komune në vitin 2013, gjatë pranim-dorëzimit të postit të kryetarit të komunës kryetarit të ri Azem Sadiki nuk ka paraqitur si pronë të komunës edhe një ekskavator makinë ndërtimi të tipit ‘KATERPILAR’, makinë kjo të cilën Komuna e Studeniçanit e ka fituar si donacion më 21 janar të vitit 2006 nga ndërmarrja “Mega Star” me seli në Shkup ndërsa si pranues i donacionit paraqitet Komuna e Studeniçanit. E njëjta makinë nuk shfrytëzohet nga Komuna e Studeniçanit dhe nuk dihet edhe vendi se ku ndodhet e njëjta, prandaj edhe nuk është në shërbim të komunës. Po ashtu nuk ka asnjë dëshmi se kjo makinë më parë është shpronësuar apo riparuar. Me veprimet e lartë përmendura ish-kryetar Iseni ka kryer vepër penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, thuhet në padinë penale të ngritur nga Komuna e Studeniçanit kundër ish-kryetar Iseni.

“Për të njëjtën makinë komuna posedon dokumentacionet e duhura për kontratë për pranim donacioni etj. Të njëjtin fat si ekskavatori e ndanë edhe një kamion të cilin ish-kryetari Fati Iseni së bashku me ish-drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike (NKP), Muhamed Ramadani i kanë dorëzuar në posedim një personi të tretë”, thuhet në komunikatën e komunës.

“Fati Iseni së bashku me ish-drejtorin e NKP-së Muhamed Ramdani për nevojat e kësaj ndërmarrje komunale, në nëntor të vitit 2011 kanë realizuar procedurë për pajisje dhe blerje nga Italia një kamion për grumbullimin e mbeturinave të cilën pas pagesës doganore prej 103.436.00 denarë në vend se ta regjistrojnë para organeve kompetente si pronë e NKP-së të njëjtën ia kanë dorëzuar në posedim një personi të tretë i cli gjatë kohës sa ka qenë drejtor Ramadani ka qenë edhe vozitës i kamionit të mbeturinave. Poseduesi aktual i kamionit Qenan Bajrami me kontartë fiktive e me urdhër të ish-kryetarit të njëjtin kamion ja ka dhënë në shërbim NKP-së për një tarif mujore prej 300 euro. Për këtë kontratë fiktive Komuna e Studeniçanit ka ngritë tjetër padi penale kundër ish kryetarit Fati Iseni, ish drejtorit të NKP-së ‘Studeniçani’, Muhamed Ramadani dhe një punëtore të administratës Selvete Kasami, e cila ditë më parë u pushua nga puna për arsye se me urdhër të ish-kryetarit Iseni kishte tentuar të falsifikojë këtë kontratë fiktive me vulat e NKP-së. Ky kamion po ashtu nuk është në shërbim të NKP-së edhe pse për të njejtin posedojmë dokumentacion se i takon komunës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i kryetarit të Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki.

Komuna e Studeniçanit për të realizuar shërbimet komunale ndaj qytetarëve të saj i ka të nevojshme këto dy mjete shërbimi komunal, andaj është ngritur edhe padi penale për kthimin e tyre si pronë e komunës.

Lajme të ngjashme

Back to top button