Tre të rinj nga Maqedonia akuzohen për përdhunimin e një adoleshente në Itali

Tre vite  pas, ngjarjes kur tre të rinj nga Maqedonia dyshoheshin për përdhunimin e një vajze të mitur, prokuroria e qytetit të  Lakvila ka ngritur akuzë ndaj tre të miturve.

Sipas denoncimit, ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Kolemaxho. Komandanti i policisë Roberto Raxhio ka deklaruar për mediet italiane se po vijon një hetim i gjerë mbi rastin, ndërsa nuk ka zbuluar identitetin e të dyshuarve, për shkak të moshës së tyre të mitur. Sipas tij, tre shtetasit e Maqedonisë jetojnë prej kohësh në Lakvilla.  Ata akuzohen për dhunë seksuale. Aktualisht, tre të miturit ndodhen nën kontroll të rreptë të prindërve dhe organeve hetimore.  Procesi gjyqësor për këtë rast është caktuar për në fillim të muajit janar, 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button