“Lëvizja për Vizion të Përbashkët”: Grubi të japë dorëheqje

“Lëvizja për Vizion të Përbashkët”: Grubi të japë dorëheqje, “Zgjohu” të prononcohet për skandalin “Grubi”

Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, përmes kësaj komunikate kërkon nga deputeti aktual nga radhët e BDI-së Artan Grubi, që në shenjë respekti, dhe përgjegjësie morale, të japë dorëheqje nga posti  i deputetit, dhe ti ju kërkon falje shqiptarëve për gjitha këto skandale të cilat i ka shkaktuar deri më tani.

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, mendon se vetëm  në këtë mënyrë Grubi do ta pastronte vetveten nga elektorati shqiptarë I cili me sy mbyllu votoj vetëm atë, vetëm pse ashtu kërkoj “Nëna Parti”.

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, po ashtu kërkon që deputeti Grubi ti kërkon falje gjitha mediave në gjuhën shqipe, për akuzat të cilat ua drejton atyre nga mos dija, dhe mos informimi ti tij, për ngjarjet politike në Maqedoni.

Nëse këtë nuk e bënë deputeti Artan Grubi, atëherë kërkoj që atë ta bënë partia e cila e cila nominoi atë për deputet. E themi këtë sepse këtu tek ne, partia nëse dëshiron e bënë dikë deputet, e nëse dëshiron e largon edhe nga posti I deputetit.

Dhe kërkesa e fundit e Organizatës Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, është deri tek Lëvizja “Zgjohu”, dhe kërkon nga ajo që ti bashkëngjitet kërkesës sonë, por nëse edhe këtë nuk mund ta bënë, atëherë kërkojmë që së paku të prononcohet publikisht për gafet e Artan Grubit.

Lajme të ngjashme

Back to top button