Arta Bajrami së shpejti me bashkëpunim

Shpesh kemi dëgjuar ta thërrasin edhe mbretëresha e muzikës R&B. Është kjo këngëtarja Arta Bajrami e cila këtë sezon duket se ka kaluar mirë me koncerte e angazhime të ndryshme.

Por ajo nuk e ka në plan të ndalet, pasi që në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Arta ka postuar një foto ku tregon se do të vijë me një bashkëpunim. Karshi fotos ku shihet Arta me këngëtaren e njohur nga Shqipëria Anjeza Branka, këngëtarja Bajrami ka shkruar. “Me loçkën..së shpejti me një super bashkëpunim”, transmeton Tribuna.

Ndërkaq nuk ka shumë kohë që Arta erdhi me këngën e saj më të re ‘Diamant’, këngë kjo e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button