Ahmeti: Nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje me opozitë të dobët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një bisedë për gazetën “Dnevnik”, ka deklaruar se nuk mendojnë për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij me rëndësi janë proceset integruese të vendit dhe zgjidhja e çështjes së emrit që ka mbetur nën hijen e zhvillime të tjera ndërkombëtare.

Në deklaratat e tij për mediat maqedonase Ahmeti ka theksuar se ka kërkuar nga FBI që të vëzhgojë gjithë procesin për rastin Monstra.

“Asnjë rrethanë nuk është nëfavor, qoftë nëse bëhet fjalë për disa projekte dhe procese që janë në vijim, dhe që opinioni do të mund t’i shihte, qoftë në plan ekonomik dhe për disa vendime politike që afrojnë rajonin. Realisht, nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje me një opozitë shumë të dobët, edhe pse, e them pa ngurrim, ne do të kishim një rezultat ende më të mirë se në zgjedhjet e fundit”, shprehet Ahmeti.

Ahmeti pranon se ka pakënaqësi nga të arriturat e  deritanishme gjatë 100 ditëve në qeveri dhe se, kjo pakënaqësi, është e pranishme te të gjithë partnerët e koalicionit.

“Në BDI ka pakënaqësi. Çdo hap që kemi ndërmarrë ka qenë shumë transparent. Vendimi ynë që t’u jepet përparësi në 6 muajt e parë proceseve integruese do të thoshte të shtyjmë çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si çështje që ne do ta hapnim pas 6 muajsh. Atëherë nuk ishim të vetëdijshëm për situatën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por ishim në rrethana normale, të angazhuar për zgjidhjen e problemit me Greqinë”, thotë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Keti njeriu duhet sa me shpejte ti shkruhet ke Hoxha se eshte kapercye tu u pa ne pasqyre…………..dhe cfar kan te perbashket situata e Shqiptareve me Ukrainen, Lindjen e Mesme nuk mund ta kuptoj e lusi z.Ahmetin ose ndonje nga Keshilletaret e tij te japin per opinionin nje sqarim te qarte dhe ma volluminoz perndryshe ?????????

Back to top button