Tuna nuk ndalet!

Ndonëse po shijon sukses pas suksesi këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu- Tuna, nuk e ka në plan të ndalet. Sipas burimeve të gazetës Tribuna, Tuna po punon në një projekt të ri, ndërsa kjo nuk është risia e vetme. Ajo dhe rep artisti i njohur Cosman, i cili njëherësh njihet edhe si i dashuri i saj po fillojnë pjesën e tret të turneut Fenix.

Është padyshim emri më i përfolur i skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Altuna Sejdiu- Tuna, e cila duket se i është përveshur punës që publikut të saj t’i sjellÑ‘ edhe një risi. Edhe pse ajo po prek majat e suksesit, nuk e ka në plan të ndalet, madje kështu thekson edhe vetë këngëtarja me një status në Twitter, ku shkëput një pjesë të këngës MMV.

“Ja nisi prej fillimit, po për mu s’ka fund…”. E si duket vërtet nuk ka fund për Tunën, pasi që sipas burimeve të gazetës Tribuna këngëtarja shkupjane është duke punuar në një këngë të re. E për ta vërtetuar këtë ne kemi provuar të bisedojmë edhe me këngëtaren dhe menaxhmentin e saj mirëpo nuk kemi arritur të arrijmë në një pohim apo mohim. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, Tuna nuk ndalet me risi. Pas një pushimi të shkurtër nga sezoni veror i cili për te ka qenë shumë i ngjeshur, bëhet e ditur se këngëtarja do të fillojë turneun e radhës i cili ia nis me 18 tetor. Ndërkaq ky është turneu i tretë me radhë i Fenix Tour. E përveç Tunës edhe rep artisti Cosman thuhet se është duke punuar ën një këngë të re. E kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me Dr Mic. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button