Ukraina hap rast penal kundër zyrtarëve rusë

Prokurorët ukrainas kanë hapur hetime penale kundër një agjencie ruse të zbatimit të ligjit për mbështetje të dyshuar të separatistëve dhe grupeve “terroriste” në lindje të Ukrainës.

Njoftimi ka ardhur një ditë pasi Rusia ka akuzuar udhëheqës politikë dhe ushtarakë të Ukrainës, si dhe organizata nacionaliste për kryerje të “gjenocidit” kundër qytetarëve rusishtfolës në lindje të Ukrainës.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka thënë se ka hapur rast penal kundër zyrtarëve të Komitetit Hetues të Rusisë. Forcat ukrainase dhe separatistët pro-rusë janë duke luftuar që më shumë se pesë muaj në lindje të Ukrainës, duke lënë së paku 3 mijë njerëz të vrarë./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button