Vërejtjet për ndryshimet kushtetuese shtrohen në Parlament nga disa shoqata

Fondacioni “Shoqëria e hapur – Maqedonia”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Komisioni për të drejtat shëndetësore dhe seksuale të bashkësive të margjinalizuara, Qendra maqedonase për edukim evropian dhe LGBT, pas debatit publik i kanë dërguar vërejtjet e tyre në qeveri. Vërejtja e përgjithshme është se ndryshimet kushtetuese sillen në mungesë të atmosferës demokratike me shpejtësi të madhe pa konsultimin e opinionit dhe në mungesë të opozitës në Parlament.

Ata kërkojnë nga qeveria që t’i tërheqin amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

“Kushtetuta e Maqedonisë duhet të mbetet akti që garanton të drejtat dhe liritë e njerëzve që vendos themelet e funksionimit të një shteti dhe jo një akt I cili rrënon sovranitetin e shtetit dhe që përfaqëson përcaktimet ideologjike të partisë qeverisëse”, thuhet në vërejtjet e shtruara nga shoqatat.

Lajme të ngjashme

Back to top button