fbpx

“The Voice of Albania”, të premten nis edicioni i katërt

Mbërrin në edicionin e 4-t, konkursi i zërave më të mirë shqiptarë! Emocione elektrizuese, në një spektakël që nuk ka moshë dhe kufij, do të na shoqërojnë për 17 javë në Top Channel.

Ky sezon premton të reja! Udhëheqës dhe trajnerë, sigurisht dhe një skenografi tërësisht ndyshe…

Përveç Alma Bektashit e Sidrit Bejlerit, ekipit të trajnerëve u bashkohen Genc Salihu; kompozitor, këngëtar, poet e producent nga Prishtina; dhe Elsa Lila, e cila rikthehet në skenën shqiptare, në një profil që nuk e kemi njohur më parë.

Nën moderimin e Ledion Liços, autorja e programit Zefina Hasani, regjisori Ergys Lubonja dhe drejtori muzikor Shpëtim Saraçi, premtojnë spektakël. Përveç zërit, këtë sezon do të jetë shumë e rëndësishme edhe historia personale, që secili konkurrent sjell me vete.

Janë të shumtë konkurrentët e paraqitur në audicione, nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe nga diaspora, të cilët duan të tregojnë se mund të jenë “zëri më i mirë”!

Gjatë këtyre 3 viteve të “The Voice of Albania”, e para që mbajti në duar trofeun me simbolin karakteristik V (Voice) ishte Rina Bilurdagu, vajza nga Prizreni me trajnere Alma Bektashin.

Fituesja e edicionit të dytë ishte Venera Lumani, nga Struga, me trajner Sidrit Bejlerin, ndërsa trofeu i edicionit të tretë shkoi në Gjakovë. Fitues u shpall Florent Abrashi, një trumf i dytë ky për trajnerin Sidrit Bejleri.

“The Voice”, një patentë e krijuar nga John De Mol, u zhvillua për herë të parë në Holandë. Shteti i dytë që bleu ekskluzivitetin për të zhvilluar “The Voice” ishte Amerika, ndërsa e treta me të drejta ekskluzive ishtë “Top Channel”, që solli në Shqipëri atë që sot është një nga programet më të famshme dhe më të vlerësuara në botë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close