Thirrje për miratimin e itinerarit të ri për transportimin e udhëtarëve

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot do ta publikojë shpalljen për miratimin e itinerarit të ri në transportin ndër komunal dhe ndërkombëtar të udhëtarëve. Aplikimi, përpunimi i të dhënave si dhe procedura gjithëpërfshirëse për miratimin e linjave të reja dhe për ndryshimin e itinerarit për linja të miratuara bëhet përmes sistemit elektronik i cili ka qasje në faqen e internetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve www.liniskiprevoz.gov.mk.

Të drejtë pjesëmarrjeje në shpallje, siç njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kanë të gjithë transportuesit e interesuar-persona juridikë të cilët kanë licencë për kryerjen e transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe të cilët në mënyrë elektronike do të aplikojnë në periudhën prej 01.10.2014 prej orës 9 deri më 02.10.2014 deri në orën 9.

Miratimi për linja të reja dhe për ndryshimin e itinerarit për linjat e miratuara i cili bëhet përmes sistemit elektronik në pajtim me nenin 24-1 paragrafi 8 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button