Blanc shumë i lumtur që e mposhti Barçën

Paris Saint-Germain arriti ta mposht Barcelonë në Parc des Princes me rezultat 3:2, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Trajneri i ekipit francez, Laurent Blanc, është shumë i lumtur për këtë fitore, derisa thotë se kjo është një ditë e madhe për Francën dhe skuadrën e Paris Saint-Germain

“Unë jam shumë i kënaqur që kemi mposhtur Barcelonën. Ne kishim pak kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Ne ishim në një situatë të vështirë. Unë u thash lojtarëve se grupi ishte vlera e rëndësishme dhe kishim nevojë për të konkurruar. Kjo është një ditë e mirë për Francën dhe për ne.”, tha ia.

“Lojtaret ndonjëherë kanë më shumë entuziazëm se të tjerët. Vitin e kaluar kemi pasur një sezon të mirë. Këtë vit është më e vështirë, por ne nuk kemi humbur një lojë deri më tani, por fitorja ndaj Barcelonës do të na motivoj. Unë mendoj se ne kemi nevojë për një lojë të tillë. “, theksoi Blanc

Lajme të ngjashme

Back to top button