Asnjë shqiptarë në mesin e fituesve të çmimit shtetëror “11 Tetori”

Bëhen të njohur emrat e fituesve të çmimin shtetëror “11 Tetori” që do të ndahen në 11 tetor në Kuvendin e  Maqedonisë.

Ministria e Kulturës informoi se për çmimin “11 Tetori” janë fitues specialisti i mjekësisë, Dejan Dokiq, historian Zoran Todorovski, muzicienti Ramadan Shukri, Vanja Lazarova – Dimitrova dhe akademikja Katica Qullavkova.

Për çmimin shtetëror “11 Tetori” nuk është nominuar dhe zgjedhur asnjë shqiptarë.

Së fundi edhe për çmimet e tjera të këtij viti u anashkaluan shqiptarët.

Një muaj më parë edhe për çmimin “Nënë Tereza” nuk u nderua asnjë shqiptarë, nga tre kandidatët maqedonas që fituan çmimin për  arritje të mëdha në interes shtetëror në fusha të ndryshme.

Por, dukuria e anashkalimit të shqiptarëve nga këto çmime është evidente tre viteve të fundit, ku të deleguar shqiptarë janë të papërgjegjshëm në bordet ku ata janë caktuar.

Kjo çështje është shtruar për debat dhe se duhet shqyrtuar dhe publikuar emrat e gjithë anëtarëve të bordeve, të cilët përfitojnë honoraret nga ministria e kulturës dhe janë të papërgjegjshëm dhe pafuqishëm në vendimmarrjet rreth nominimit dhe ndarjes së çmimeve për personalitetet shqiptare, shkruan INA.

Lajme të ngjashme

Back to top button