Veljanoski në takim me bursistët për IPS-në parlamentare të Bundestagut gjerman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot do të takohet me delegacionin gjerman të udhëhequr nga deputeti Shtefan Shvarc, me rastin e zgjedhjes së kandidatëve për Bursë parlamentare ndërkombëtare (IPS) në Bundestagun gjerman.

Gjithsej 120 bursistë  nga 41 shtete në suaza të IPS do të kenë mundësi të njoftohen me sistemin parlamentar të Gjermanisë.

Qëllimi i programit është të njoftohen rrjedhat politike  dhe procesi demokratik gjatë sjelljes së vendimeve. Bursistët punojnë në zyrën e ndonjë deputeti të Bundestagut gjerman, ndërsa kanë mundësi të marrin pjesë në ligjëratën e ndonjë universiteti të Berlinit.

Programi është nën udhëheqësi të kryetarit të bundestagut gjerman, ndërsa zbatohet në bashkëpunim me tre universitetet e Berlinit.

Lajme të ngjashme

Back to top button