Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në rendin e ditës të komisionit për politikë të jashtme është ratifikimi i Marrëveshjes për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes për sigurim social mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, ndërsa para anëtarëve të saj platformën për aktivitete diplomatike do ta prezantojë ambasadori i sapoemëruar  i Republikës së Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara Amerikane, Vasko Naumovski.

Në seancën e Komisionit fjalim hyrës do të kenë ambasadori Aco Spasenoski për kryerjen e detyrës si ambasador i Republikës së Maqedonisë në Ukrainë dhe ambasadori Mile Manolev për kryerjen e detyrës si ambasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën Arabe të Egjiptit.

Anëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji do ta shqyrtojnë propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim në lexim të dytë.

Komisioni juridik-ligjdhënës do të diskutojë për propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, propozim-ligjin për kryerjen e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 dhe propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për ndryshime dhe plotësime të marrëveshjes  për sigurim social mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button