Shitja e alkoolit në dyqane prej sot deri në orën 19

Pijet alkoolike prej sot në objektet tregtare sërish do të shiten prej orës gjashtë deri në orën 19, në vend se deri në orën 21.

Sipas dispozitave ligjore, koha e vazhduar e shitjes deri në orën 21 vlen nga muaji maj deri në fund të shtatorit.

Për ata të cilët nuk do ta respektojnë vendimin ligjor janë parashikuar sanksione – ndalesë për kryerjen e vepritmarisë në kohëzgjatje prej shtatë ose 15 ditëve, si dhe dënim në para deri në 5.000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button