Testimi ekstern lë mësimdhënësit në ankth

Mësimdhënësit në ankth po presin listat të cilat po dorëzohen në drejtoritë e shkollave, me emrat e atyrë që janë dënuar dhe atyre që janë dënuar falë rezultatit të testimit ekstern.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës, Etem Xheladini bën të ditur se ende janë në pritje të publikimit të emrave.

“Te ne ende nuk janë publikuar listat jemi në pritje. Nuk e di për mendimin tim, ky dënim apo shpërblim nuk është i drejtë. Unë vazhdoj të jem kundër vlerësimit të mësimdhënësve dhe nxënësve në bazë të një testimi që zgjat një ore. Nuk është e drejtë që mësimdhënësit t’i ulet paga në këtë krizë ekonomike. Nxënësi nuk mund të vlerësohet kështu”, tha për Portalb, Xheladini.

Xheladini tha se është bërë ankesë qysh kur u realizua ky testim,  me ç’rast janë ankuar për gabimet e shumta, sepse kjo është edhe një prej arsyeve që mësimdhënësit shqiptarë do të jenë më të prekurit nga këto dënime, tha ai.

“S’ka pyetje qe nuk kishte gabim. Shumica e tyre janë po ashtu të pa logjikshme dhe nuk ma merr menja që i ndryshojnë,edhe radhëve të tjera kemi paraqitur gabime por ato nuk janë përmirësuar. Ky është një projekt qeveritar për larje parash”, tha Xheladini.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), në Maqedoni, Nuhi Dardhishta sërish ishte i pakapshëm për Portalb, mirëpo ai kohë më  parë bëri të ditur se do të bëjë kërkesë që testimi ekstern të mos shndërrohet në interno, mirëpo nuk tha sa a është mënyra e duhur për të vlerësuar mësimdhënësit dhe nxënësit.

“Ky lloj i testimit i cili tani më një kohë ka filluar të praktikohet në shkollat fillore dhe të mesme, quhet ekstern por komisioni për këtë testim është i brendshëm, që do të thotë se në një farë mënyre është intern”, tha për Portalb, Dardhishta.

Sipas tij komisioni përbëhet nga drejtori pedagogu dhe dy arsimtarë për fillore dhe në shkollat e mesme dy profesor. Ai pohoi se ashtu testimi do të ishte me real dhe më mirë do vlerësoheshin nxënësit, si dhe puna e mësimdhënësit.

Sa i përket Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Xheladini thotë se ajo është joserioze dhe ndryshon vendime shumë shpejtë.

Ne e përkrahëm iniciativën, por siç e shihni edhe vetë, Sindikata hoqi dorë nga greva. E gjithë kjo më duket se ishte vetëm formalitet dhe asgjë më shumë. Pse nuk reagoi SASHK më herët, ku ishin kur ne ankoheshim për testimet? E dimë që mund të ketë presione por duhet të jenë kategorik që kërkesat e tyre të pranohen dhe të realizohen”, theksoi Xheladini.

“Nëse duan vlerësim të nxënësve dhe të profesorëve, të formohen këshilltarë dhe të ndjekin orën mësimore dhe punën e mësimdhënësve drejtpërdrejtë, ky do të ishte një vlerësim real”, shtoi Xheladini.

Po ashtu edhe të punësuarit e gjimnazit të Tetovës kanë vënë në dyshim rezultatet e testimit të sivjetëm, ndërsa kanë shpjeguar se motivimi për reagimin vjen nga rezultati joreal i testimit, krahasuar me notën vjetore të nxënësve që ishin të nënshtruarit e testit

 

Lajme të ngjashme

Back to top button